Gruevski për tragjedinë në Tetovë: Përgjegjësi dhe hetim të pavarur duhet të ketë


Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka folur për tragjedinë në Tetovë.
Ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe ka kërkuar hetim të pavarur dhe përgjegjësi.

“Dhimbja është më e madhe kur mendohet për rrethanat nën të cilat të afërmit e tyre në mënyrë shumë të dhimbshme e kanë humbur jetën pikërisht atyre ku duhej të shpëtonin. Tragjedi e vërtetë është se ata njerëz me vite kanë ndarë fitimin e tyre për sigurim shëndetësor dhe për gjithçka çfarë nënkupton siguri për jetën e tyre kur do të vijnë momentet e vështira, kurse tani, për shkak të pakujdesisë së ndokujt dhe papërgjegjësisë janë djegur. Përgjegjësi, hetim të pavarur dhe procedurë gjithëpërfshirëse duhet të ketë”, shkroi Gruevski

Baby Boo