Gruevski: Në kohën time nuk njihja asnjë gjykatës, tani për herë të parë i njoh


Ish kryeministri Nikolla Gruevski sonte në një intervist për TV Sitel ka akuzuar qeverinë e Zaev se të gjitha gjykimet kundër tij janë të montuara politikisht.

Në pyetjen e gazetarit se si ishte gjyqësori në kohën e tij, ai përgjigjet:Kjo nuk ishte në kohën time, hera e parë që kam komunikuar me gjyqtarë ka qenë në gjykimet që po bëhen tani, un nuk njoh asnjë gjykatës në jetën time, miqtë e mi janë nga sfera e politikës dhe e ekonomisë. Unë nuk e njoh asnjë gjyqtar.

Vlen të përmendet se në bombat e publikuara nga Zaev shumë qartë dëgjohen njohjet personale e gjykatësve me pushtetin. Poashtu të gjitha montimet kundër shqiptarëve janë kryer personalisht nga ana e pushtetit./Pa Censurë

Baby Boo