Gruevski në burg vetëm në letër, por a do të shkojë edhe në qeli?


“Nuk më gjykohet vetëm mua. Gjykohet sovraniteti, si kahje e ime në politikën e Maqedonisë. Kjo ndjekje politiko-gjyqësore është dënim për pozitën dhe fortësinë time për interesat e Maqedonisë, dhe instrument për t’i frikësuar mijëra qytetarë të Maqedonisë të cilët nuk pajtohen me politikat e pushtetit aktual”, njofton Portalb.mk.

Me këto fjalë ish kryeministri Nikolla Gruevski para ca ditësh “sqaroi” se pse është dënuar nga gjykata e shpallës së parë me dy vjet burg.

Rasti “Tank” nuk ka kurrfarë lidhje me mbrojtjen e sovranitetit të Maqedonisë, por me vepra penale të kryera gjatë furnizimit të paligjshëm të mercedesit luksoz dhe të blinduar me vlerë prej 570.000 euro. Megjithatë, Gruevski, ka vendosur që mbrojtjen e tij nga fusha e drejtësisë ta hedh në fushën e politikës, edhe atë në pjesën më sensitive që edhe është aktuale: bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit dydekadësh për emrin.

“Sot është e qartë se një pjesë e vendimeve që i ka publikuar kjo gjykatë, ndoshta do të votojnë nga emri i popullit të Republikës së Maqedonisë, por pjesa më e madhe sipas të gjitha gjasave do të votojnë nga emri i Republikës së Maqedonisë së Epërme, Veriore, Vardarit apo etj. Edhe pse dëshirova të gjejë zgjidhje për problemin me emrin, megjithatë është e palejueshme zgjidhja në dobi të fqiut jugor. Ngela fortë dhe durova ndaj trysnive dhe kërcënimeve. Kjo ndjekje politiko-gjyqësore është çmim që duhet ta paguajë për mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore”, shkruajti Gruevski.

Baby Boo