Gruevski në ankth, tregon ditën kur do ta burgosin

Ish kryeminsitri Nikolla Gruevski sot konferencë për shtyp tha se gjykatësit duan që ta burgosin para Referendumt.

Baby Boo Tinex

“Ju kam ftuar që të ndaj me ju shqetësimet e mia rreth ndodhive në Gjykatën Penale. Dua tu informoj se kam informacione se gjykatësit, për shkak të presioneve kanë vendosur që unë të burgosem në lëndën “Tanku”. Sipas informacioneve që posedoj, gjykatësit kanë marrë instruksione nga instancat më të larta se si duhet të jetë vendimi për lëndën “Tanku””, tha mes tjerash Gruevski.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për gjykatës që nuk e dijnë punën, përkundrazi bëhet fjalë për gjykatës me përvojë, por të cilët sipas tij, janë të shtypur nga presionet politike.

Gruevski në konferencë për shtyp tha se është bërë propagandë e madhe ndaj tij.

Ish-kryeministri u përgjigj edhe për lajmet e fundit se ai e ka pranuar emrin “Maqedonia e Veriut” në vitin 2008, ndërsa tha se nëse do të pranonte një marrëveshje të tillë, sot situata do të ishte ndryshe.

Gruevski pas përfundimit të deklaratës së tij, nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

Restorant Lumare