Gruevski me truprojë nga MPB-ja, ndërsa policia nuk di vendndodhjen e tij


Ish kryeministri Gruevski pritet në çdo kohë të paraqitet në burgun e Shutkës pasi vendimi për burgosjen e tij u bë i plotëfuqishëm.

Sipas ligjit Nikolla Gruevski ende posedon sigurim fizik të dërguar nga MPB-ja. Si është e mundur që policia mos e dijë vendndodhjen e tij kur vetë pjesëtari i MPB-së gjendet çdokohë ne të?!

Teksa shërbimet e Gjykatës u paraqitën për herë të tretë pranë shtëpisë së Gruevskit para pak çastesh, por pa rezultat konkret, ai nuk ndodheshe sërish në shtëpi. Shërbimet do të kalojnë përsëri në ora 24:00, por nëse Gruevski nuk gjendet deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit atëherë do të presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin.

Sherbimet e gjykatës pritet që personalisht t’ia dorzojnë në gjykatë të hënën Nikola Gruevskit vendimin e Këshillit Penal për paraqitjen e tij në burgun e Shutkës, në qoftë se Gruevski nuk paraqitet në Gjykatë të hënën atëherë policia me vendim të Gjykatësit për zbatimin e sanksioneve do ta arrestojë Nikola Gruevskin dhe do ta dergojë në Shutkë./Pa Censurë

Baby Boo