Gruevski kërkon heqjen e masës së paraburgimit


Ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevskit, pasi u arratis në Budapest të Hungarisë, iu dha masa e paraburgimit për veprat për të cilët ai u akuzua.
Gruevski, tashmë i është drejtuar Gjyqit të Apelit në Shkup për të kërkuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Këtë e ka treguar raporti i shtatë në radhë i PSP-së, raport të cilin ekipi i Katica Janevës e publikon çdo gjashtë muaj. Ankesat, të cilat i ka paraqitur përmes avokatit të tij, janë pezulluar si të pabaza.
Masë paraburgimi është vendosur për ish-kryeministrin për akuzat “TNT”, TRAJEKTORJA” si dhe “RASTI NË QENDËR”. Megjithatë, për të gjitha akuzat po gjykohet në mungesë.

Baby Boo