Gruevski: “Kërkoj hetim të pavarur për rastin tra*gjik në Tetovë”


Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski shprehu ngushëllime për tra*gjedinë në Tetovë ku 14 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë mbetën të lën*duar.
“Shpreh ngushëllime për familjarët e vik*timave në tra*gjedinë e mbrëmshme në Kovid Qendrën në Tetovë. Humbja e familjarëve më të afërm është e pazëvendësueshme dhe nuk ka mjaftueshëm fjalë për ngushëllime”, shkruan Gruevski.

“Tra*gjedia e vërtetë është se ata njerëz me vite kanë ndarë një pjesë të fitimeve të tyre për sigurim shëndetësor dhe për gjithçka që do të thotë siguri të jetës së tyre kur ka momente të vështira dhe për shkak të pakujdesisë dhe papërgjegjshmërisë së dikujt u do*gjën”, shkruan Gruevski.

Ai kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Tetovë.

Baby Boo