Gruevski “fluturon” nga ekipi i parë i VMRO-së?!


htë orë pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski ishte gjykuar me dy vjet burg për shkak të furnizimit të mercedesit luksoz, trashëgimtari i tij në krye të VMRO-së Hristijan Mickoski u ul përballë kryeministrit Zoran Zaev në debat televiziv.

Para ndërtesës së gjykatës kishte një protestë simbolike të dhjetëra qytetarëve, të pakënaqur që para dy ditësh liroi Zaevin, ndërsa nuk kishte mëshirë për Gruevskin.

Kryetari i nderit të partisë më të madhe opozitare nuk do të flet as në tubimin vijues të VMRO-së të caktuar më 2 qershor para qeverisë.

Sipas informacioneve të “Nezavisen vesnik”, i vetmi që do mbajë fjalim para të pranishmëve është lideri aktual Mickoski që mes tjerash do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare .

Pas tubimit, janë paralajmëruar aktivitete të mëdha në terren dhe takime me qytetarë, por në asnjë prej tyre nuk është paraparë aktivisht të merr pjesë Gruevski, që me siguri kohën më të madhe do ta kalojë nëpër gjykata.

A thua hap pa hapi, udhëheqësia e re po pastron me hipotekat e të kaluarës apo dyshen Gruevski- Mijallkov, kur pas Mickosit para Kongresit të dhjetorit u rreshtuan pjesa më e madhe e anëtarësisë së kësaj partie./Medial.mk

Baby Boo