GRUEVSKI EDHE SOT NË GJYKATË, RASTI “TNT”


Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahet seancë e re për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale për rrënimin e kompleksit banesor “TNT” të biznesmenit Fijat Canoski.

Në këtë rast është i akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Seanca e fundit ishte anuluar për shkak të mungesës së njërës prej të akuzuarave, Marika Zafirovska.

Por nga ana tjetër, disa portale kanë shkruar se në këtë seancë mund të mungojë edhe Gruevski. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për urrejtje politike që ka cuar në rrënimin e objektit të Canoskit.

Baby Boo