Gruevski dhe bashkpunëtorët pushojnë 1 muaj nga gjykimet por nuk do kenë mundësi të shkojnë në det


Ish kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij , të akuzuar në lëndët e PSP-së do të kenë mundësi të pushojnë nga seancat gjyqësore, për shkak se nga 15 korriku deri më 15 gusht fillojnë pushimet e gjyqtarëve.

Në këtë periudhë gjykohen vetëm lëndët e paraburgimit,konkretisht kur i akuzuari gjendet në paraburgim.

Sipas shpërndarjes së lëndëve nga ana PSP-së më 16 dhe 17 korrik do të ketë gjykim për lëndën “Trust” ku i akuzuar është biznismeni Sead Koçan.

Megjithatë ish funksionarët nuk do të kenë mundësi të shkojnë me pushime në det, sepse u janë marrë pasaportat si masë për kujdes.
Për këtë shkak ata duhet të kënaqen në plazhet që ofron vendi ynë./Pa Censurë

Baby Boo