Gruevski arrestohet në Budapest, sot vendoset për ekstradimin e tij


Gjykata në Hungari do të vendos sot për ekstradimin e ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Makfax.

Seanca është e mbyllur për oponionin, ndërsa detajet pritet të mësohen pas përfundimit të saj.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar ekstradimin e Gruevskit për vuajtjen e dënimin prej dy vitesh për blerjen e mercedesit në rastin e PSP-së “Tanku” dhe për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, ku është i dyshuar si organizator.

Gruevski është arrestuar mëngjesin e sotëm në Budapest me kërkesë të Gjykatës.

Ish kryeministri maqedonas fitoi azil politik në Hungari pasi Gjykata në Shkup e dënoi me dy vite burg për blerjen e mercedesit, ndërsa është i akuzuar edhe në raste tjera të Prokurorisë Publike Speciale.

Baby Boo