Grubi: “Vetting për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët”


Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi pak para fillimit të mbledhjes në kryesinë e BDI ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane në vend lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së prokurorëve dhe emërimin e tyre. Grubi mes tjerash ka thënë se ai dhe partia e tij përkrahin një proces vettingu.

E dëgjova deklaratën me vëmendje dhe komenti im është që vetting për të gjithë nivelet për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët, ne si Bashkim Demokratik për Integrim kemi projektuar atë ligj dhe përkrahim vettingun për të gjithë siç e thash në të gjitha nivelet për politikanët, gjyqësorin dhe prokurorët, është shprehur Grubi.

Baby Boo