Grubi tregon se çka është bërë për 100 ditë qeverisje


“Fitorja e madhe e BDI-së dhe LSDM-së e 15 korrikut ishte vërtetim i politikave dhe vendimeve të guximshme të koalicionit qeveritar i cili e mori përkrahjen e madhe me qëllim që të vazhdojë në rrugën e rritjes ekonomike përcaktimit perëndimor shoqërisë së qytetarëve të barabartë dhe drejtësisë joselektive përmes sundimit të së drejtës” ka theksuar sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi gjatë konferencës për shtyp rastin 100 ditë qeveri.

Sipas tij prioritetet e qeverisë tashmë janë të njohura për të gjithë, përkatësisht pasi që RMV u bë anëtare e NATO-së u përmbyllë pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit dhe u zbatuan reformat urgjente sistemore, tani më mbetet të realizohet ripërtëritja dhe zhvillimi ekonomik sundimi i së drejtës dhe anëtarësimi i merituar dhe i pastër si kristali në Bashkimin Evropian bashkë me të gjitha elementet shoqëruese për standard më të mirë për të gjithë qytetarët.

Na vlerësoni nga puna jo nga fjalët
“Na vlerësoni për nga puna e jo për nga fjalët, për nga realizimi e jo për nga premtimi. Bashkë, në vitin 2024 do ju pyesim nëse sot jeni më mirë prej para 4 viteve.

Nëse shumica prej jush thonë PO, atëherë qeverisja jonë ka qenë e suksesshme. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi gjatë konferencës për shtyp rastin 100 ditë qeveri.
Raporti me Greqinë
Zëvendëskryeministri Grubi theksoi se shqiptarët mbështesin maqedonasit në kontestin me Bullgarinë.

“Në cilësinë e përfaqësuesit më të lartë të komunitetit shqiptar në vendin tonë do të doja të jepja mbështetjen e plotë deri tek komuniteti maqedonase në përpjekjet e përbashkëta për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të përsëris dhe të ju bind se në asnjë moment me fqinjin tonë nuk diskutohet për çështje të identitetit dhe gjuhës” deklaroi mes tjerash Grubi.

Baby Boo