Grubi: Tre kompani botërore aplikojnë për mbikqyrës të Koridorit 8-të


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se tre kompani ndërkombëtare me renome botërore kanë aplikuar në shpalljen e publikuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore dhe kanë shprehur interesim që të jenë mbikqyrës të punimeve të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka. Ai ka njoftuar se bëhet fjalë për kompani të mirënjohura në lëminë e konsulencës financiare dhe mbikqyrjes nga Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me kënaqësi të madhe konstatoj interesim të madh nga kompani ndërkombëtare me renome botërore për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka.
Sot, tre aplikues për konsulent financiar të Qeverisë për realizimin e projektit të Korridorit 8 dhe 10-D kanë konkuruar në shpalljen e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetëtore:
1. Ingerop & Egis🇫🇷
2. IRD & Eptisa & EuroKonsalting🇮🇹
3. Hill & GIM🇺🇸
Na priftë е mbara drejt realizimit të ëndrrës së madhe.” – ka shkruar Grubi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Baby Boo