Grubi: T’i shmangemi politizimit, le të kemi regjistrim si në vendet skandinave


Ndonëse nuk është zyrtarizuar, propozimi i Entit Shtetëror për Statistika që në regjistrimin e popullsisë të mos ketë grafë për përkatësinë etnike, por vetëm gjuhësore, ka alarmuar opozitën shqiptare.Por, propozimi i Entit të Statistikave gjithsesi nuk ka as mbështetjen e partive shqiptare në pushtet.

“Vlerësoj që duhet të bëjmë përpjekje t’i shmangemi politizimit,partizimit dhe etnizimit të procesit të regjistrimit dhe të bëjmë një proces siç është në vendet skandinave le të themi, të kemi
një data-bazë të të dhënave të të gjithë shtetasve”, ka thënë Artan Grubi.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë do të bëhet në prill të vitit 2020. Ligji për regjistrim pritet të kalojë në Qeveri deri në fund të këtij viti dhe të miratohet në Kuvend vitin e ardhshëm.

Baby Boo