Grubi thotë se ka kamerier në Shkup që shërben klientë me bluzë me shkronjë Z – çfarë do të thotë ajo?


Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi duke folur për ndikimin rus në vend, ka treguar se ka qytetarë që i japin të drejtë Rusisë.

Në ClickPlus në TV21 ai tregon se si disa miq ia kanë dërguar fotografi nga një kamerier në Shkup i cili shërben klientë me bluzë që mban shkronjën “Z”.

“Dje apo sot e pash një fotografi që ma nisën të një kamerieri në një kafiteri në Shkup i cili kishte një bluzë të veshur me shkronjën Z të Rusisë dhe me mbishkrim rus në të dhe ashtu i shërbente mysafirët në kafiteri në qendër të Shkupit”, tha Grubi.

Shkronja Z është parë e pranishme në tanket ruse që pushtuan Ukrainën pas 24 shkurtit.

Në shumë prej tankeve ruse ka një simbol të bardhë që duket si shkronja Z, ndonjëherë me një kuti të bardhë rreth saj.

Simboli ka shumë të ngjarë të ndihmojë për të shmangur zjarrin miqësor. Shenja do të thotë që tanku nuk do të ngatërrohet me automjetet e forcave të Ukrainës ose të tjera aleate.

Simbole si këto janë përdorur edhe në konflikte të tjera.

Baby Boo