Grubi: Të gjitha dyert po hapen


Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka shkruar në rrjetin e tij social në Facebook, ku ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka pranuar shqiptarët e parë të punësuar në këtë institucion.
Ai ka falenderuar edhe kryetarin e kësaj gjykate Sali Muratin që bashkëpunoi me të.

Postimi i plotë i Grubit:
Të gjitha dyert po hapen.
Sot Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pranoi shqiptarët e parë të punësuar në këtë institucion edhe atë në pozita të larta.
Dua të falënderoj për bashkëpunimin kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati i cili pa rezervë vazhdimisht ka qenë i hapur që gjykata që ai udhëheq të jetë në funksion të së drejtës.

Baby Boo