Grubi: “Spektakël vlerash në ruajtjen e trashëgimisë kulturore”


Me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit mbrëmë në Shkup, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare ka dhuruar organizuar koncert madhështor. Me një program të begatë kulturorë dhe artistik, u përcoll ndjesia tek çdo i pranishëm në sallën e madhe të Operës dhe Baletit në Shkup, për ruajten e traditës dhe melosit shqiptar.

Zëvendekryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur koncertin e mbrëmshëm si spektakël të vertetë vlerash, emocionet e të cilit i përcollën tek publiku artistët e dëshmuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Postimi i plotë:

“Spektakël i vërtetë vlerash mbrëmë në koncertin që e organizuam me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në vigjilje të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Këngë e koreografi të mrekullueshme u sollën në skenë me mjeshtëri të vërtetë artistike për të dëshmuar përkushtimin në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Nuk i harruam as ata që kanë dhënë kontribut në veprimtarinë kulturore të valles dhe muzikës, e që nuk janë më në mesin tonë, duke ndarë mirënjohje për familjarët e Ramadan Demirit dhe Syrja Imamit.”, shkruan Grubi.

Baby Boo