Grubi: Sot UT e nderoi veten dhe shqiptarët duke nderuar Ahmetin me titullin Dr. Honoris Causa


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi aktin e sotëm të Universitetit të Tetovës për t’i ndarë titullin Doktor nderi i shkencave (Doctor Honoris Causa) kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, e ka vlerësuar si një vendim të drejtë dhe një vendim i cili në të vërtetë e nderoi vetë universitetin e Tetovës dhe gjithë kombin shqiptar sepse ashtu siç do të thoshte dhe Niçeja, “vlerësimi për figurat e nderuara të kombit e lartëson atë.”

Grubi gjithashtu gjatë fjalimit të tij tha se një personalitet të tillë siç është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti e i cili ka një jetë të tërë kushtuar barazisë, demokracisë dhe integrimit, arsimit dhe zhvillimit, të drejtave dhe dinjitetit, duke tretur vetën për të tjerët, rrallë lind gjiri i një kombi.

Zëvendëskryeministri i parë uroi rektorin, senatin, stafin akademik, studentët dhe të gjithë ata që sakrifikuan ndër dekada për ngritjen e kështjellës së dijes, Universitetin e Tetovës për nderimin e z. Ali Ahmeti me titullin e merituar Doctor Honoris Causa për arsye se duke nderuar atë, po i nderojmë të gjithë të merituarit.

Baby Boo