Grubi: S’ka bereqet një gjë që s’ka nisur nga Tetova


Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiake, mbrëmjen e së premtes nga Pallati i Kulturës në Tetovë tha se kur në rajon si në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi apo Bullgari, kemi konflikte dhe mosmarrëveshje, kur Rusia ka nevojë për vatra zjarri, neve këtu nuk na duhen vatra zjarri, por na duhet paqe stabilitet dhe siguri, sepse ky vit do të vijojë me realizimin e shumë projekteve përparimtare për Maqedoninë e Veriut.

“Me siguri dëgjuat deklaratat e politikaneve maqedonas që thanë se UÇK nuk e ka fituar luftën, e krahas me ta ka edhe të tjerë që po ushtrojnë të njëjtën politikë përçarëse, ndaj mos u bëni si ata, sepse na duhet unitet, krahas ithtarëve, studentëve e intelektualëve që janë krah i BDI-së. Shpesh mendoj që punët më të rëndësishme për shqiptarët këtu, kanë nisur nga Tetova, përfshirë gjuhën, flamurin, universitetet, ndaj mendoj që një punë që s’ka nisëm në Tetovë nuk ka bereqet! Kryetari thotë kur ta nisni një punë mendojeni fundit si do ju del?! Të mendojmë se çfarë do thonë për në gjeneratat e ardhshme, fëmijët tanë që sot jemi krah misionit të liderit Ali Ahmeti. Të gjithë ata që bëjnë fushatë të çmendur kundër Ali Ahmetit, unë ju them mos u ngucni kah Ali Ahmeti!”, tha Artan Grubi zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë në fjalën e tij.

Ai faleminderoi qytetarët e Tetovës për organizim të shkëlqyer të takimeve “Bashkë për Europë” gjatë gjithë javës.

“Çdo krizë është edhe një mundësi dhe ajo çfarë bëjmë në kohëra vendimtare na përcakton të ardhmen. Kishim krizë me administratorët tanë, me shpërndarjen dhe avancimin e tyre, e zbatuam gjuhën shqipe themeluam institucione tona, regjistruam popullsinë, tejkaluam të gjitha sfidat dhe problemet, projektuam projekte madhore si Korridori 8, Rrugën e Arbërit, për Portin e Thatë, ta bëjmë Malin Sharr Park Kombëtar, të bëjmë Ansamblin tonë të këngëve dhe valleve. Po ashtu, menaxhuam krizën energjetike, rritën pagën minimale, ulën papunësinë, në buxhetin e vitit 2023 300 milion euro të parashikuara për Korridorin 8 një projekt madhor, shumë para investime për teatrin muzikor, për bibliotekën që po ndërtohet, para shtesë për spitalin e Kërçovës dhe shumë tjera. Mund të përmend shumë investime të reja në zonën e lirë ekonomike, ulën çmimet e produkteve ushqimore, ngrimë çmimet dhe ulëm marzhat për të ndihmuar qytetarët tanë. Kjo u bë falë mirë-menaxhimit të ministrave tanë. Themeluam Universitetin Nënë Tereza, shkollën në Reçicë e Vizberg , e mos të flas për abetaren e përbashkët”, tha Grubi.

Sot, shtoi ai, Bujari po udhëheq me OSBE, vendosëm dialog strategjik me SHBA-të, u anëtarësuam në NATO, miratuam marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndaj sot po e shpiejmë këtë vend drejt BE-së.

Baby Boo