Grubi: Shqiptarët në Maqedoni mbështesin përpjekjet për integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO


Kryetari i Komisionit Parlamentar për Europën në Parlamentin e Maqedonisë, Artan Grubi nga BDI, prononcohet lidhur me kompromisin mbi emrin arritur mes kryeministrave të Gerqisë dhe Maqedonisë. Në intervistë për DW, ai thotë se shqiptarët në Maqedoni mbështesin maksimalisht të gjitha përpjekjet për integrimin në BE dhe antarësimin në NATO të Maqedonisë.

“Pas 25 viteve kontesti me fqinjin tonë jugor sot kemi një marrëveshje historike të arritur mes dy qeverive tona dhe jemi më afër zgjidhjes së kurdoherë më parë. Unë vlerësoj se pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy kryeministrat dhe ministrat e Jashtëm, të dyja qeveritë, dhe pas ratifikimit në Parlament, ne si shumicë parlamentare dhe njerëz të orientuar drejt integrimit euroatlantik do të bindim edhe popullin se kjo është rruga e drejtë për paqe, qëndrueshmëri dhe stabilitet në republikën e Maqedonisë. Kjo është arsyeja pse kemi ardhur bashkë me ministrin e Jashtëm Dimitrov në Berlin, për të kërkuar edhe mbështetjen e Gjermanisë”, tha Grubi.

Lidhur me qëndrimin e shqiptarëve në Maqedoni për këto zhvillime, Grubi tha se:

“Shqiptarët në Maqedoni kanë qenë pjesë konstruktive e të gjitha përpjekjeve për të zgjidhur çështjen e emrit, por edhe çështje të tjera të rëndësishme, siç është Marrëveshja e Ohrit, apo çështja me Bullgarinë. Ne do të jemi pjesë konstruktive edhe sa i takon ratifikimit në Kuvend dhe nënshkrimit të marrëveshjes, por edhe gjatë referendumit, ku do të japim përkrahje masive. Nuk besoj se do të ketë shqiptar që do të votojë kundër këtyre proceseve integruese të Maqedonisë. Ne do të jemi motori i këtij ndryshimi, dhe motori i një Maqedonie euroatlantike”, tha ai.

Baby Boo