Grubi shkarkon Shpat Kasapin nga kabineti


Ende pa u bërë një javë nag emërimi i tij si këshilltar Shpat Kasapi u shkarkua nga pozita. Para katër ditëve u bë i njohur lajmi që Artan Grubi Zv/kryeministri i parë i Qeverisë si këshilltarë kishte emëruar këngëtarin e njohur Shpat Kasapin ndërkaq sot e ka shkarkuar nga pozita.

Mediat maqedonase kanë raportuar mëngjesin e sotëm se këngëtari Shpat Kasapi i cili mbante gjithashtu postin e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut Artan Grubi është kapur me dr*ogë të llojit ko*kainë.

Ndërkohë që vetë këngëtari pas qarkullimit të këtij lajmi ka reaguar përmes një instastory në profilin e tij të Instagramit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke theksuar se ato janë vetëm shpifje./TV21

Baby Boo