Grubi: Rusia dëshiron të rrëzojë qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së


Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut është evident dhe rrjedhimisht ndikimi i tij në skenarët destabilizues në raport me shumicën parlamentare, thekson zv. kryeministri i parë Artan Grubi në intervistën e sotme për agjencinë “Kosova Press”.

Grubi thotë se ndikimi i Rusisë në vend është i dukshëm, gjë që, sipas tij, shihet edhe nga fakti se ka parti maqedonase, përfshirë edhe në Kuvendin e Republikës, të cilat haptazi e mbështesin agresionin rus në Ukrainë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që zyrtarisht kemi një parti politike që është degë e partisë së Putinit në Rusi dhe që funksionon në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kemi gjithashtu një parti tjetër parlamentare, me dy deputetë, që haptazi mbështet agresionin rus në Ukrainë dhe është vënë në funksion të agjencive ruse në Kuvendin e RMV-së, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, nuk njeh Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe ka në program tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe anulimi i Marrëveshjes së Ohrit… dhe që fatkeqësisht ishte në koalicion edhe me partitë opozitare shqiptare dhe VMRO-DPMNE-në me qëllim të rrëzimit të pushtetit pro-evropian në vend”, thotë Grubi.

Përkundër kësaj, Grubi thekson se koalicioni qeverisës është stabil, por nevojitet bashkëpunim me partitë pro-evropiane në Kuvend, thotë ai, për të siguruar zbatimin e marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë, duke pasur parasysh se për këtë nevojiten 80 vota, ndërsa shumica ka vetëm 64.

Baby Boo