Grubi: Rruga Tetovë – Prizren po nis të merr formën e duhur


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi thotë se projekti i rrugës Tetovë–Prizren po nis të merr formën e duhur nëpërmjet të Marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës.

“Edhe një lajm i shkëlqyer dhe i shumëpritur. Rruga Tetovë – Prizren po nis të merr formën e duhur nëpërmjet të Marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e parë historike të përbashkët ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, shkruan zëvendëskryeministri Grubi në njoftimin e tij./PressOnline

Baby Boo