Grubi: Qeveria ndau tokën për ndërtimin e shkollës në Vizbeg


Qeveria në seancën e 51 miratoi vendimin për dhënien në përdorim të përhershëm të tokës ndërtimore pronë e RMV-së për Ministrinë e Arsimit, përkatësisht për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Vizbeg të Shkupit. Këtë informacion e ka ndarë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Sipas Grubit me këtë vendim qeveria po i jep fund problemit shumë vjeçar të mungesës së hapësirave shkollore me të cilat janë përballur nxënësit e kësaj pjese të qytetit.
“Përkrahja e qeverisë nuk do të mungojë kur bëhet fjalë për arsim cilësor dhe krijim të kushteve ë të mira për fëmijët tanë”, ka shkruar Grubi.

Baby Boo