Grubi: Punë e shkëlqyer e Rektorit dhe e familjes Ferati


Artan Grubi
Nga sot Apollon Tech Parku në Universitetin е Tetovës do t’ju shërbejë studentëve të programeve studimore të shkencave kompjuterike dhe ekonomisë – biznesit që të zgjerojnë horizontin e tyre të dijes dhe të zhvillojnë më shumë aftësitë praktike përmes përdorimit të infrastrukturës bashkëkohore teknologjike. Përgëzova stafin akademik të Universitetit për qasjen inovative të funksionimit në shërbim të studentëve.

Funksionimi i këtij parku teknologjik do të stimulojë kreativitetin dhe inovacionin tek studentët tanë duke ju ofruar mundësinë që të punojnë drejtpërdrejtë në projekte konkrete të kompanive të ndryshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në treg dhe zhvillim gjatë studimeve të tyre.

Baby Boo