Grubi propozon themelimin e Institutit për parandalim të konflikteve


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të OSBE-së për çështje të minoriteteve, ambasadorin Kairat Abdrakhmanov.
Grubi dhe Abdrakhmanov gjatë këtij takimi diskutuan rreth lirive dhe të drejtave të njeriut, për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut mund të merret si shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Në këtë frymë Grubi i tha komisionarit Abdrakhmanov se Maqedonia e Veriut ka realizuar Marrëveshjen e Ohrit nga e cila buruan të drejtat dhe liritë për të gjithë etnitetet jo shumicë në vend. Krahas Marrëveshjes së Ohrit, Grubi dhe Abdrakhmanov biseduan edhe për Marrëveshjen e Prespës si dhe atë të fqinjësisë së mirë me Republikën e Bullgarisë.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi propozoi themelimin e Institutit për parandalim të konflikteve në kuadër të ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në bashkëpunim të afërt me zyrën e OSBE-së për të promovuar praktikat pozitive të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, me ç’rast komisioniari Abdrakhmanov e pranoi me entuziazëm këtë iniciativë bashkëpunimi.

Baby Boo