Grubi: Prokuroria të përmbyll sa më shpejtë hetimin rreth zjarrit në Tetovë


Zëvendëskryeministri, Artan Grubi pas mbledhjes në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë tha se ekzekutivi ka kërkuar nga Prokuroria që të përmbyll sa më shpejtë hetimin në lidhje me zjarrin që kaploi Kovid-Qendrën në Tetovë.

“Insistuam edhe në komunikim me prokurorin e përgjithshëm edhe me të gjithë prokurorët e rastit që ky hetim të përmbyllet sa më shpejtë, por edhe të bëhet sa më i thuktë dhe sa më i thellë që është e mundur, në mënyrë që mos të lihet asnjë grimcë e pa zbuluar rreth kësaj tragjedie”.

I pyetur për angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë në hetimin e rastit, Grubi tha se të njëjtit pritet të arrijnë në vend brenda dy-tre dite.
“Sot kemi dërguar kërkesë, ka pasur kontaktte me ambasadorët e vendeve, në veçanti me ambasadoren e Gjermanisë, por edhe me autoritete e NATO-s por edhe të SHBA-së. Është çështje ditësh, po flasim për dy-tre ditë, ku ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka edhe Policia edhe Prokuroria edhe Forenzika nga vendi i ngjarjes”

Baby Boo