Grubi priti në takim Sali Muratin, e falënderoi për bashkëpunimin


Sot, në një takim pune zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur kryetarin e deritanishëm të Gjykatës Kushtetuese, z. Sali Muratin.

Me këtë rast, është biseduar rreth Gjykatës Kushtetuese, sundimit të ligjit dhe reformave në drejtësi.
Grubi dhe Murati kanë diskutuar edhe rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të punësuarve në këtë Gjykatë, përfshirë këtu edhe avancimet e fundit që janë bërë duke respektuar kështu gjithë procesin që është i garantuar me Ligj dhe Kushtetutë.

Në takim, është vlerësuar se mandati i z. Murati është përfunduar me dinjitet dhe sukses, ndërsa gjatë kësaj periudhe Qeveria ka siguruar më shumë buxhet për funksionim më adekuat të këtij institucioni.
Gjykata Kushtetuese si ruajtëse e ligjit dhe kushtetutshmërisë në vend siguron funksionalitetin e institucioneve të vendit duke garantuar
mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut.

Baby Boo