Grubi: Prishtina dhe Beogradi t’i respektojnë marrëveshjet e firmosura në Bruksel (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, vlerëson se SHBA-të dhe BE-ja duhet t’i ndihmojnë palës kosovare dhe asaj serbe për të respektuar marrëveshjet e firmosura në Bruksel dhe për të tejkaluar mosmarrëveshjet, si këto të fundit rreth targave që kanë tensionuar situatën në Veri të Kosovës.

Baby Boo

“Vlerësoj se Prishtina dhe Beogradi me ndihmën e Brukselit dhe Uashingtonit do të duhet t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe t’i respektojnë ato marrëveshje të cilat i kanë nënshkruar në Bruksel, qofshin ato edhe për reciprocitetin por gjithsesi nëpërmjet të një përmes një dialogu konstruktiv me përfshirjen edhe të Brukselit dhe Uashingtonit. Rrumbullakësimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit është jetik për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin tonë”, tha Grubi.