Grubi për ndryshimet kushtetuese, në rradhët e opozitës po zhvillohet një krah pro-europian


Gjithnjë e më shumë rritet optimizmi i deputetëve të shumicës parlamentare, se në Kuvend do të miratohen ndryshimet kushtetuese. Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, edhe një herë ka theksuar se nga kontaktet që ai ka pasur me deputetët e opozitës, ai sheh një krah pro-evropian dhe deputetë të cilët janë të gatshëm të mbeshtesin ndryshimet në fjalë.

Grubi shprehet i bindur se këto ndryshime do të miratohen në Kuvend pasi që me të garantohet e ardhmja e sigurt evropiane e këtij vendi.

“Dua të sqaroj se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin. Pa amendamentet kushtetuese Maqedonia është në regres. Pa ndryshimet kushtetuese RMV është në status quo dhe nuk mund të ecë përpara, prandaj të gjithë ata që duan një Maqedoni evropiane, që duan zhvillim dhe që duan ta shohin vendin tonë krah për krah me anëtarët e BE-së do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, me të cilën komuniteti maqedonas do të del përfituesi më i madh në këtë rast, sepse më në fund do të bëhet ndarja e popullit maqedonas nga populli bullgar. Dhe e gjithë kjo me pranimin e vetë të popullit bullgar, i cili kishte pretendime të tjera, siç e dini, deri dje. Përfituesi më i madh i këtij procesi është absolutisht në radhë të parë populli maqedonas në RMV dhe të gjithë qytetarët e tjerë të vendit pasi që, sepse mendoj se me këtë proces do të rumbullakoset e gjithë çështja e shtetësisë së këtij vendi” – tha Zv.Kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi.

Me ndryshimet kushtetuese parashikohet që në preambulën e Kushtetutës së RMV-së të përfshihen bullgaret si shtetëformues, pa asnjë detyrim reciprociteti nga pala bullgare për njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari.

Nëse në Kuvend sigurohen 2/3 e votave të nevojshme, atëherë RMV do ta ketë të garantuar hapjen e plotë të procesit të negociateve.

Deri në këto momente nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të mund të filloj procesi i ndryshimeve Kushtetuese. Pavarësisht bindjes së thellë të mazhorancës, VMRO-DPMNE opozitare konsideron se deri në këto momente shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për këto ndryshime, andaj dhe i futet akoma këtij procesi.

Baby Boo