Grubi: Opozita shqiptare po NGULFATË zërin brenda radhëve të tyre


Opozita për herë të parë në vendin tonë ndodh që të bëjë pengesa të verifikimit të mandateve të kolegëve të tyre deputet. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në kulturën demokratike. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi në emisionin ARGUMENT me Fatos Musliun në TVM2.

“Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, liderët e këtyre partive, duke filluar që nga 2016 i kanë humbur të gjitha ciklet zgjedhore. Ata humbën edhe në vitin 2018 kur vendosën të mos votojnë në referendumin e organizuar për anëtarësim në NATO dhe BE dhe kështu me radhë.Udhëheqësit aktual të opozitës kanë uzurpuar skenën politike opozitare. Ata po pengojnë opozitën, po ngufatin zërin e opozitës brenda tyre, siç e shihni edhe në organizimet e organeve të tyre partiake po shohim përsëritjet e skenarëve të PDSH-së fatëkeqësisht”, u shpreh Grubi.

Baby Boo