Grubi numëron projektet kapitale të realizuara nga Qeveria në Çair


Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, si dhe ministrat e Arsimit dhe Ekonomisë, Jeton Shaqiri dhe Kreshnik Bekteshi mbrëmjen e së mërkurës kanë takuar për një bashkëbisedim banorët e këshillit vendor “Skender Metallari” të degës së BDI në Çair të Shkupit.

Zyrtarët e lartë shtetëror dhe partiak të BDI-së kanë informuar banorët e Çairit me investimet që po bëhen dhe që janë në planë të bëhen në këtë komunë.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi ka numëruar disa nga investimet kapitale që po bëhen në Çair, duke theksuar se gjithçka që ka qenë në dobi të qytetarëve e që është kërkuar nga Qeveria të miratohet ka marrë dritë jeshile.

“Nisma e asaj çerdhe famoze, si projekt i Qeverisë, dhe fatmirësisht i ka rënë në hise Bujarit që ta udhëheq atë mbledhje të Qeverisë, dhe është marrë ai vendim. Ne na bie në hise që në këtë Qeveri ta shtyjmë këtë projekt. Bëhet fjalë për çerdhen më të madhe në vend, 2 milionë euro çerdhe, më e madhja në shtet, me kapacitetin më të madh, nuk ka më të madhe. I kemi ndarë 900 mijë euro për pishinën në Çair, i ndamë 450 mijë euro për sallën e “Partizan” dhe i kemi transferuar në llogari të komunës së Çairit. Tash po bëhet rruga te “Fafa” 340 mijë euro prej Qeverisë, pishina te “Shqiponja”. Gjitha kërkesa që janë dorëzuar në Qeveri janë aprovuar, përfshirë edhe projektet për shkollat. Por jo vetëm për Çairin edhe për gjitha komunat tjerat”, tha Grubi.

Baby Boo