Grubi: “Nuk ka shteg tjetër drejt përparimit përveç rrugës së dijes”


Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot me fjalim rasti ka përshëndetur stafin akademik dhe studentët në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.

“Nuk ka investim më të mirë për një vend se hapja e një vatre të dijes, pasi këtu qartësohet pamja nga horizonti i perspektivave të sigurta jetësore të përparimit. Vendi ynë ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteve cilësore të arsim të lartë, kemi realizuar bashkëpunim të shkëlqyeshëm me investitorë që me hapjen e universiteteve kontribuojnë në zhvillimin e vendit”, ka thënë mes tjerave Grubi.
Në vazhdim fjalimin e plotë:

Kënaqësi e madhe që të jem sot në mesin tuaj për t’ju uruar fillim të mbarë të vitit të ri akademik, punë të mbarë stafit akademik dhe shumë suksese studentëve në misionin më të rëndësishëm jetësor, atë të dijes.

Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit është vatër e dëshmuar tashmë për nga cilësia e programeve studimore dhe përgatitja e kuadrove që i shërbejnë zhvillimit të vendit.Nuk ka investim më të mirë për një vend se hapja e një vatre të dijes, pasi këtu qartësohet pamja nga horizonti i perspektivave të sigurta jetësore të përparimit.

Vendi ynë ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteve cilësore të arsim të lartë, kemi realizuar bashkëpunim të shkëlqyeshëm me investitorë që me hapjen e universiteteve kontribuojnë në zhvillimin e vendit.Uroj vazhdimësi progresive në ngritjen e domosdoshme të cilësisë së arsimit, proces që kërkon angazhimin e të gjithë neve.

Sukseset e deritanishme në rrugën tonë të zhvillimit dhe integrimit padyshim se burojnë nga këtu.

Një tjetër fakt jashtëzakonisht i rëndësishëm që po promovojnë universitetet tona është vlera e barazisë dhe trajtimi i barabartë i të gjithë studentëve pa dallim përkatësie etnike.Vetëm mbi bazat e vlerësimit objektiv dhe meritokracisë do të ngadhënjejmë në çdo sfidë të së ardhmes.Studentë të dashur që nga sot vazhdoni sërish rrugëtimin drejt dijes, kur të hapni derën e universitetit tuaj dhe të hyni brenda fillimisht mendoni për qëllimin madhor të bëheni të dobishëm për vendin tuaj, familjet dhe miqtë tuaj.

Nuk ka shteg tjetër drejt përparimit përveç rrugës së dijes. Çmojeni çdo ditë të jetës të shpenzuar në këtë fole të dijes! Përkrahja jonë nuk do t’ju mungojë asnjëherë!
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj!

Baby Boo