Grubi: Nesër do të konfirmohen emrat e deputetëve, 90 përqind do të jenë fytyra të reja


Deputeti i BDI-së Artan Grubi, sot në konferencë për shtyp tha se nesër do të mbajnë mbledhje të organeve të partisë, në të cilën do të konfirmohen emrat e kandidatëve për deputetë.

Ai tha se 90 përqind e kandidatëve do të jenë fytyra të reja, por që do të udhëhiqen nga ata me më përvojë.Sipas informacioneve të para pritet që Ali Ahmeti të jetë bartës liste në njësinë e gjashtë zgjedhore, Talat Xhaferi në njësinë e pestë, Bekim Neziri në njësinë e tretë, në të dytën Arbër Ademi dhe në të parën Izet Mexhiti.

“Ashtu siç bëmë veting në parti gjatë ri anëtarësimit të anëtarësisë sonë dhe zgjedhjeve në organet tona partiake, vetingun do ta vëmë në përdorim edhe gjatë përpilimit të listave tona për deputet, por edhe për funksionet tjera. Ftojmë edhe partitë tjera ta bëjnë të njëjtën dhe t’i bashkëngjiten nismës tonë”, tha Grubi.

Baby Boo