Grubi: Në mbledhjen e kryesisë diskutuam për projekte kapitale, për rrugë, investime infrastrukturore, kanalizime


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar sonte në emisionin debativ “Click Plus” u pyet lidhur me zhvillimet e fundit brenda partiake në BDI. Grubi dha detaje nga projektet që u prezantuan nga ministrat dhe kryetarët e komunave në mbledhjen e parë të kryesisë.

“U diskutuan për projekte kapitale si rrugë, investime infrastrukturore, kanalizime e shumë punë të tjera në dobi të qytetarëve. Diskutuam shumë çështje si nga kryetarët e komunave poashtu nga ministritë. Ne jemi vazhdimësi e sukseseve që ka nisur BDI që nga viti 2002, prandaj shumë projekte janë realizuar në vazhdimësi dhe po realizohen. BDI ka arritjen bazë si “Marrëveshja e Ohrit” që është avancimi kryesor për shqiptarët. Janë realizuar mbi 3000 punësime pozitive nga Ministria e Financave e Administratës dhe e Sistemit Politik”.

Baby Boo