Grubi: “Miratuam vendime të rëndësishme për realizimin e dy projekteve të mëdha infrastrukturore”


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka njoftuar opinionin e gjerë për miratimin e dy vendimeve të rëndësishme.

Postimi i plotë i Artan Grubit:
Sot miratuam vendime shumë të rëndësishme për realizimin e dy projekteve dhe premtimeve të mëdha të infrastrukturës rrugore, 10 kilometrat e autostradës A4 Bllacë – Shkup si dhe të Qarkores në autostradën e Tetovës, edhe atë:

– sigurimin e mjeteve për ndërtimin e autostradës A4, zona përgjatë kalimit kufitar Bllacë (Krahu Stenkovec). Gjithë projekti do të realizohet në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe
– përpunimin e mëtejshëm të dokumentacionit projektues për ndërtimin e Qarkores në Tetovës përmes krahut nga fshati Trebosh deri në fshatin Neproshten.

Baby Boo