Grubi merr dozën e dytë të vaksinës antikovid


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot pranoi dozën e dytë të vaksinimit kundër virusit Covid-19.
Grubi teksa po hynte për tu vaksinuar e dha një mesazh për të gjithë qytetarët.
Të veshur ai kishte një bluzë me mbishkrimin “Diçka e mirë po vjen”.

Pas tre pikave dhe pikëpyetjes të cilat ngjallën kurreshtjen te popullata, sot përmes bluzës ai ka dhënë një tjetër mesazh.
Si duket dalëngadalë po zbulohet mesazhi i cili po shpërndahet tanimë disa ditë me radhë nga ana e aktivistëve dhe funksionarëve të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim si fushatë dhe mobilizim i jashtëzakonshëm në rrjetet sociale.

Baby Boo