Grubi: Marrëveshja e Ohrit është Kushtetutë, po zbatohet çdo ditë


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik, Artan Grubi, thotë se Marrëveshja paqësore e Ohrit është Kushtetutë, pasi që po zbatohet çdo ditë.

I pyetur se çfarë është arritur 20 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së paqësore të Ohrit, Grubi me përgjigje: “ E gjithë pjesa normative e paraparë në Marrëveshjen e Ohrit tashmë është miratuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe është në implementim e sipër në përditshmëri. Përfshi çështjen e kulturës, përfshi çështjen e gjuhës, çështjen e simboleve, decentralizimit, përfshi edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Në aspektin e miratimin e ligjeve tashmë e kemi rrombullaksuar. Puna e zbatimit është e përditshme. Nuk mund të themi as këto 20 vjet, as 20 vitet e ardhshme e as ato 20 vite më pas nuk mund të themi se ka përfunduar Marrëveshja e Ohrit, për arsye se është Kushtetutë dhe zbatohet çdo ditë në jetën e përfitshme. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk mund të përfundojë asnjëherë”.

Baby Boo