Grubi: Marrëveshja e Ohrit avancoi të drejtat e bashkësive, vendosim standarte të barabarta për të gjithë


Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, organizuar në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në pjesëmarje të përfaqësuesve të lartë nga vendet e rajonit.

Grubi në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarësve, tregoi kronologjinë e zhvillimit të ngjarjeve kundër diskriminimit në Maqedoninë e Veriut, duke krahasuar situatat nga viti 2001 e deri në arritjet e viteve të fundit.

Për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, Maqedonia e veriut formoi Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Të nderuar,

Angazhimi jonë i vazhdueshëm për të pasur një shoqëri të harmonizuara mes bashkësive etnike dhe ky angazhim ka bërë që t’i zhdukim rastet kur: prindërit ishin të gatshëm që fëmijët e tyre t’i çojnë në shkollë më të largët për shkak se në shkollën më afër ka shumë nxënës romë, kur shkollat ishin të ndara në ndërrimin e parë dhe të dytë në bazë etnike e racore, ose ndërtesa e shkollës ishte e ndarë në dy pjesë.

Ka përfunduar koha kur kishim frikë se komunikimi mes personave nga bashkësi të ndryshme etnike mund të shkaktojë incidente.

E vërtetë e hidhur është se ka pasur dhe ka prindër që kanë protestuar kundër hapjes së paraleleve në një gjuhë tjetër, sepse nuk kanë dashur që fëmijët e tyre të kenë kontakt me nxënës të një etnie tjetër, kur mjekët dhe infermierët e kanë shkelur edhe betimin e Hipokratit duke refuzuar t’ua japin trajtimin e duhur pacienteve rome, kur disa pronarë diskotekash apo lokalesh, t’ua ndalojnë hyrjen pjesëtarëve të kombësisë rome…raste të rralla, por që kanë ndodhur dhe gjithë i dimë.

Them shpesh se lojaliteti i qytetarit ndaj shtetit varet nga lojaliteti i shtetit ndaj qytetarit. Sa me lojal shteti ndaj qytetarit, aq me lojal është qytetari ndaj shtetit.

Legjislatura në njërën anë, si bazë e eliminimit të diskriminimit në baza etnike, racore, fetare, gjuhësore etj, duhet të përcillet me procesin e vështirë të çlirimit të çdo njeriu nga paragjykimet që ka për të tjerët.

Baby Boo