Grubi: Largimi i qeverisë teknike nuk cenon Kryeministrin e parë shqiptar


Marrvëshja që njëqind ditë para zgjedhjeve të formohet Qeveri teknike me pjesëmarrjen e opozitës, u vendos në vitin 2015 me Marrëveshjen e Përzhinos, pas një krize të gjatë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, ka paraqitur iniciativë në parlament për shfuqizimin e Qeverisë teknike por për këtë nevojitet koncenzus politik nga të gjithë partitë politik në vend.

Zëvendëskryeministri i parë nga rradhët e BDI-së Artan Grubi në një prononcim për Aljazeera thekson se BDI janë për shfuqizimin e Qeverisë teknike sepse një vendi i NATO-s dhe që pretendon anëtarësimin në Bashkimin Europian është e jologjikshme të ketë Qeveri teknike.

“Është jologjike që një vend anëtarë i NATO-s dhe me dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me BE-në ende të ketë qeveri teknike që do të organizonte zgjedhjet që është rezultat i mosbesimit tek institucionet dhe e njejta duhet të shfuqizohet, ne jemi për por duhet të propozohet e diskutohet në Parlament me koncenzus sipas Marrvëshjes së Përzhinos”, është shprehur kështu Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi për Aljazeera.

Baby Boo