Grubi – Kyuchyuk: “Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës”


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i komunës së Çairit, z. Visar Ganiu sot kanë qëndruar për vizitë në shkollën fillore “Ismail Qemali”.Zëvendëskryeministri i parë Grubi, eurodeputeti Kyuchyuk dhe kryetari i Çairit, Ganiu janë takuar me udhëheqësinë e shkollës “Ismail Qemali”, duke shprehur ngushëllime për pesë jetët e humbura të cilët ishin edhe nxënës të kësaj shkolle.

“Gjatë takimit të djeshëm me eurodeputetin Kyuchyuk, shprehu ngushëllime për ngjarjen tragjike dhe sot bashkë vizituam shkollën fillore ‘Ismail Qemali’, për të nderuar nxënësit që humbën jetën. Dua të shpreh falenderim të madh nga të gjithë ne, ndaj shtetit fqinjë Bullgarisë për profesionalizmin e treguar në këtë rast dhe të gjithë personelit shëndetësor e institucioneve në menaxhimin e kësaj situate dhe uroj të takohemi vetëm për gjëra të mira në të ardhmen”, është shprehur Grubi.

Ndërkohë që eurodeputeti Kyuchyuk ka shprehur ngushëllime për ngjarjen që ndodhi duke e përshkruar kështu si një më tragjiket që ka ndodhur në Bullgari.“Një moment shumë i rëndë jo vetëm për ne por për të dy vendet. Shprehëm ngushëllime tona për prindërit dhe gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre. Sot bashkë me Zëvendëskryeministrin e parë Grubi takuam udhëheqësinë e shkollës ku mësonin disa nga nxënësit që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike”, është shprehur kështu eurodeputeti Kyuchyuk.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe eurodeputeti Kyuchyuk, gjithashtu vendosur lule në bankat e shkollës ku mësonin pesë nxënësit që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Baby Boo