Grubi: Kryeministrin do ta zgjedhim bashkë Rexhepi: Është vetëm një retorikë që i shërben një partie politike Taravari: Koalicioni ASH-AAA do ta riaktualizojë tryezën e partive politike


Kryeministrin e parë shqiptar do ta zgjedhim bashkë me opozitën shqiptare pas 15 korrikut. Kështu tha Artan Grubi në Click Plus, sipas së cilit të gjitha partitë shqiptare mbështesin idenë për kryeministër shqiptar, por duan kandidat nga partitë e tyre.

Ai shtoi se propozimi nuk do të jetë figurë e asnjërës parti, e as e BDI-së, por një personalitet i zgjedhur dhe mbështetur nga opozita shqiptare.

Artan Grubi, BDI: “Edhe kryeministrin e ri shqiptar ne themi ta zgjedhim bashkë me opozitën shqiptare pas 15 korrikut.

Agron Vrangalla: Po ato nuk ju mbështesin!

Artan Grubi, BDI: Patjetër do ta mbështesin. Ata vetë thonë se do ta mbështesin. Të gjithë se janë për kryeministër shqiptar vetëm thonë jo nga BDI, do të thotë idenë e përqafojnë por duan kryeministër nga partia politike e tyre. Ne themi as nga ju dhe as nga ne dhe të dalim në fakt me një figurë që do të na bashkojë të gjithëve.”

Nga Lëvizja Besa thonë se kjo është vetëm një retorikë e marketingut që i shërben një partie politike.

“Jemi në periudhë parazgjedhjeve, çdo ide që propozohet dhe vjen mbas 12 prillit është vetëm se një retorikë e PR që i shërben ndonjë partie politike. Ne veç i kemi dorëzuar listat, ne kemi partnerin tonë të koalicionit dhe sa i përket kryeministrit shqiptar ai do të bëhet realitet fal angazhimit të Lëvizjes Besa në një të ardhme të mëtutjeshme,” tha Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa.

Arben Taravari nga ASH thotë se qytetarët janë të lodhur nga gënjeshtrat dhe demagogjia e BDI-së.

-“BDI me 15 korrik do të humb zgjedhjet, kurse Koalicioni ASH dhe AAA, si fituese e zgjedhjeve do të riaktualizon tryezën e partive politike parlamentare shqiptare. Uroj dhe shpresoj që BDI mbas 15 korrikut të jetë parti konstruktive opozitare dhe të nisën reformimin e mirëfilltë të saj, sepse qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për një parti opozitare kredibile,” tha Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.

Grubi tha se do të jetë një kandidat/e cilësore që do t’i bën krenarë shqiptarët dhe qytetarët e tjerë. Ata kanë vendosur që t’iu dërgojnë letër universiteteve, akademikëve, shoqatave joqeveritare që të gjithë të kyçen në procesin e zgjedhjes dhe gjithë të propozojnë emra deri tek BDI dhe bashkërisht të zgjidhet kandidat/e që do të merrte votat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të komuniteteve tjera në vend.

Baby Boo