Grubi: Koncepti i ri tatimor nuk parasheh tatime të reja e as rritje të tatimeve aktuale


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në rrjetin social Facebook se në seancën e sotme qeveritare është miratuar koncepti për reformën tatimore. Siç njofton Grubi në përmbajtjen e re tatimore nuk parashihen tatime të reja e as rritje të tatimeve aktuale, teksa jep dhe sqarime shtesë mbi kategorizimet e konceptit tatimor.
Statusi i plotë:

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam konceptin e ri të reformës tatimore të bazuar mbi parimin e barazisë dhe të fokusuar në realizimin e qëllimeve për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe menaxhim transparent të të ardhurave publike. Në përmbajtjen e tij nuk parashihen tatime të reja dhe as rritje të tatimeve aktuale, por kryesisht fokusi është në revidimin e masës për lirim nga obligimi tatimor, zgjerim të bazës tatimore dhe mposhtje të ekonomisë joformale. Koncepti i reformës tatimore parasheh ndryshimin e katër grupeve të ligjeve që do të mundësojnë:

shfuqizimin e tatimit progresiv, përgigje ndaj kërkesës së sektorit të biznesit dhe qytetarëve;
parandalimin e keqpërdorimeve gjatë lirimit nga tatimi dhe zvogëlimin e evazionit fiskal përmes dënimeve më të larta për ata që do të shkelin normat ligjore;
personat e angazhuar me honorar në bazë vullnetare do të mund të paguajnë kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor;

ndryshimin e ligjeve dhe shkallëve të tatimeve për invalidët dhe përmirësimin e statusit të grave, për shembull do të ulet TVSH-ja e produkteve për higjienë menstruale;
në masën e lirimit nga tatimi sërish përfshihen reinvestimi i fitimit dhe donacionet për sportin;
të liruara nga tatimet do të jenë еdhe kamatat e depozitave dhe depozitave të kursimit deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Baby Boo