Deputeti i BDI-së, Artan Grubi pas miratimit të raportit për ligjin për përdorimin e gjuhëve nga Komisioni i Venecias thotë se Komisioni i Venecias ka mbështetur tërësisht politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për barazi gjuhësore.
“Vetëm një ditë e vetme e një mandati super të suksesshëm: Komisioni i Venecias mbështeti tërësisht politikat tona për barazi gjuhësore, Zgjodhëm drejtorin e agjencionit për cilësi në arsimin e lartë, Zgjodhëm anëtarin shqiptar të këshillit gjyqësor, Zgjodhëm drejtuesit e dy agjencive për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe për mbrojtje të të dhënave personale. Edhe ca gjëra tjera më të vogla… Bashkë VENDIMTAR!” ka shkruar Grubi.