Grubi: “Kjo Qeveri është Qeveri e realizimit të premtimeve të mëdha dhe përmirësimit të padrejtësive”


Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryeministri bullgar Galeb Donev, ministra, zëvendësministra e funksionarë të lartë kanë vënë gurrëthemelin e vazhdimit të punimeve të hekurudhës si pjesë e Korridorit 8.

“Korridori 8 rrugor dhe hekurudhor janë investimet më të mëdha infrastrukturore që nga ekzistenca e vendit tonë, janë arterie e rëndësishme ekonomike, qëllime strategjike nga të cilat nuk mund të ketë kthim pas, janë perspektiva e së ardhmes për zhvillimin e vendit dhe konkretizimin e strategjisë së jetës më cilësore”, ka thënë Grubi para të pranishmëve.

Grubi mes tjerash në fjalimin e tij thotë se kjo Qeveri është për NATO dhe BE, Qeveri e realizimit të premtimeve të mëdha dhe përmirësimit të padrejtësive.

“jo Qeveri është Qeveri e realizimit të premtimeve të mëdha dhe përmirësimit të padrejtësive dhe vonesave të mëdha. Qeveri dhe shumicë progresive për mbylljen e çështjeve të hapura. Qeveri për zero çështje të hapura me fqinjët. Qeveri për zero çështje të hapura midis komuniteteve. Qeveri pro NATO dhe pro BE. Qeveri e cila po lidh bregun e Detit te Zi me detin Adriatik me hekurudhë, autostradë, energji. Këto çështje duan guxim dhe dije”, tha Grubi.

Mes tjerash Grubi para të pranishmëve tha se shpejti do të fillojë ndërtimi i Korridorit 8 rrugor, nga ku sipas tij  do të ketë punë për të gjithë dhe se do të bëhet mirë.

“Një tjetër hap të madh shumë shpejt do të bëjmë së bashku edhe me fillimin e ndërtimit të Korridorit 8 rrugor. Viti qe kemi para nesh do te jetë i stërmbushur me punë infrastrukturore që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve dhe do të zhvillojnë ekonominë e vendit tonë. Do të ketë punë për të gjithë dhe do të bëhet mirë për të gjithë”, theksoi Grubi.

Ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë ka filluar në vitin 1994, prej kur janë ndarë para nga buxhetet e shtetit deri në vitin 2004, kur për herë të parë u ndërprenë aktivitetet. Pas një ndalese gati dhjetëvjeçare të punimeve ndërtimore, në mars të vitit 2014 filloi rikonstruksioni i tuneleve dhe urave të ndërtuara dhe ndërtimi i seksioneve të reja në përputhje me projektin e seksionit të parë. Me marrëveshjen me kontraktorin e atëhershëm – gjerman “Vibe”, ishte paraparë që hekurudha të ndërtohej deri në shtator të vitit 2017, por për shkak të problemeve gjatë kryerjes së punëve, kryesisht të natyrës pronësore juridike, u nënshkrua ankesë me afat për ndërtim deri në shkurt të vitit 2020, pas së cilës në qershor të vitit 2020, punimet u ndërprenë me 54 për qind të përfunduara dhe shteti shpalli procedurë arbitrazhi. Në shkurt të vitit të kaluar, NP HM Infrastruktura, përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shpalli tender të ri në të cilin kombinoi dy seksionet e para. Procedura e tenderit përfundoi me përzgjedhjen e kontraktorëve të rinj “Gylermak” dhe “Shtrabag” dhe nënshkrimin e kontratës në korrik të këtij viti./KlanMacedonia/

Baby Boo