Grubi: “Jemi në rrugë të mbarë”


Në takimet si këto që po i mbajmë në Gostivar këto ditë, kanë buruar idetë e progresit, janë ndërmarrë vendimet e guximshme që do të shlyenin padrejtësitë për t’i bërë shqiptarët zot shtëpie në tokën e tyre.

Sot koha ka shtruar para nesh një sfidë të re, atë të integrimit tonë në Bashkimin Europian që kërkon përkushtim për reformimin e vendit në frymën europiane.

Jemi në rrugë të mbarë, kemi filluar negociatat e integrimit dhe hapërimin duhet ta vazhdojmë edhe më fuqishëm me gjithë potencialin, duke promovuar vlerat tona para syve të botës.

Faleminderit këshillave vendor Debresh, Raven, Mirditë, Reçan, Vërtok, Zdunjë, lagjes Mllaki dhe Korabi që janë rreshtuar krahë forcave progresive që drejton lideri ynë, Ali Ahmeti.

Baby Boo