GRUBI: Jemi gati për zgjedhje, por pasi të kalojë kriza me pandeminë


Sekretari organizativ i BDi-së, Artan Grubi sonte në Clik Plus në Tv21 foli për datën e zgjedhjeve. Grubi tha se BDI është e gatëshme të mbajë zgjedhje pasi të kalojë krzia e pandemisë.

“Jemi të përgatitur për zgjedhje që në muaj shkurt, atë tempo e kemi mbajtur, besojë gjitha partitë politike kanë punuar, janë përgatitur, i kanë gati materialet propaganduese, i kanë gati shtabet zgjedhore, dhe jemi gati për tu kyçur në proces zgjedhorë në çdo moment, por në asnjë mënyrë duke rrezikuar shëndetin publik” u shpreh Artan Grubi.

Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi sonte në Click Plus në TV21 u shpreh se ora policore duhet të hiqet dhe ti takoj historisë.

“Ka ardhur koha që ora policore të hiqet, është bindja ime e thellë që ora policore ti takoj historisë. Unë ua kam sugjeruar edhe bashkëpartiakëve të mi që janë në qeveri, por ky propozim nvaret nga ekspertët” u shpreh Grubi.

Baby Boo