Grubi: Jemi bashkë rreth kandidatit konsensual


Artan Grubi nga BDI-ja edhe njëherë ka konfirmuar mbështetjen që subjekti i tij politikë BDI i ofron kandidatit për president Stevo Pendarovski. Ky vendim doli sot edhe nga Kryesia Qendrore të BDI-së.

Shtabin zgjedhor të BDI-së do ta udhëheq nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti.

“Kreu i BDI-së ka njoftuar kryesinë e partisë për bisedimet me Zaevin rreth kandidatit të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Këshilli qendror i BDI-së njëzëri ka mbështetur kandidaturën e Pendarovskit për president të shtetit”, deklaroi Artan Grubi, BDI.

“Jemi të vetëdijshëm se një kandidat shqiptarë i përkrahur vetëm nga subjektet politike shqkiptare nuk mund të fitoj, por mund të fitoj një kandidat konsensual”, tha Grubi.

Baby Boo