Grubi: Jam i zhgënjyer nga josolidariteti i BE-së


Ndaj mosdhënies së ndihmës nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut, është deklaruar edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi.
Ai është shprehur i zhgënjyer, për siç tha, veçanërisht për josolidaritetin e Bashkimit Evropian ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Konsideroj se mund të bënim më shumë, por të gjithë bashkërisht shpresojmë në frymën solidare të BE-së dhe se në atë frymë, në të cilën ne kemi besuar, se aty jemi të barabartë, të drejtë me shtetet tjera të BE-së. Sërish doli se nuk është ashtu, kështu që duhet të përpiqemi me përpjekjet tona, sepse atë e bëjmë me blerjen e vaksinave nga Kina, Rusia, në komunikime direkte me Pfizer dhe me prodhuesit tjerë të vaksinave. Kjo me qëllim që të sigurohen vaksina për të gjithë popullatën”, tha Grubi.

Baby Boo